FOTO: Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit

Ministri Gashi: Palestra Sportive e Istogut e gatshme në qershor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u zotua se në qershor të këtij viti palestra sportive në Istog do të jetë e gatshme për të u vë në funksion.

Këtë e ka bërë të ditur MKRS përmes një komunikate për media, gjatë një vizite në palestrën sportive me hendbollistët e Istogut.

“Janë këto projekte që nuk janë përfunduar dhe kanë stërgjatë shumë që ka 13 vite që filluar një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistët e Istogut që kanë tregu sukses të mirë dhe do zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, citohet te ketë thënë Gashi.

“Ne gjatë këtij viti gjitha palestrat që kanë filluar vite më parë janë duke përfunduar si në Shtime dhe Rahovec që i kemi dorëzuar dhe kjo do të jetë palestra e radhës që këtë palestër të ua dorëzojmë autoriteteve komunale”, shtoi ministri.

Ai u shpreh se si ministër ka prioritetet që ta dorëzoj projektet me kohë.

Gashi tha se MKRS po i ndihmon të gjitha klubet që po tregojnë sukses dhe rezultate.

“Momenti kur klubi hendbollistik i vajzave hyri në 16-shen më të mirën në Evropë i kemi taku dhe i kemi mbështetë me nevojat e tyre si klub dhe klubet që kanë suksese e rezultate jemi duke i mbështetë drejtpërdrejtë”, tha ai.

Ashtu siç potencoi edhe ministri, ky projekt zgjati 13 vite për t’u ndërtuar.