Konferenca "Diaspora Flet" - Foto: KALLXO.com

Ministri Gashi: Kërkesat e diasporës jemi duke i marrë seriozisht

Ministri i Diasporës i Kosovës, Dardan Gashi, tha se me homologët e tij nga Shqipëria dhe Maqedonia, janë duke i marrë shumë seriozisht kërkesat e diasporës.

Në konferencën “Diaspora Flet”, ministri Gashi tha se fjalimin po e fillon me një lajm të mirë.

“Që nga paslufta diaspora është ballafaquar me një pagesë dhe pritje në kufi. Prej sot ata më nuk do të presin më pasi polica e sigurimit do të bëhet online”, theksoi Gashi.

Ai theksoi se diaspora shqiptare është e njëjtë dhe se kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët me Shqipërinë për arsimin plotësues, qendrat kulturore dhe një televizion të përbashkët shqiptar për diasporën.

“Kërkesat e diasporës jemi duke i marrë seriozisht”, theksoi ai.

KALLXO.com po transmeton LIVE konferencën “Diaspora Flet”.