Gjatë takimit mes Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit dhe Drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi- Foto: Facebook (Arkiv)

Ministri flet për anulimin e konkursit për drejtor të burgjeve

Pa kaluar ende 6 muaj në pozitën e drejtorit të burgjeve, Nehat Thaçit iu anulua procesi i zgjedhjes drejtor.

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka marrë vendim që ta anulojë konkursin e dhjetorit të vitit të kaluar, ku Thaçi ishte zgjedhur drejtor, dhe të gjitha vendimet që rrjedhin nga kjo pozitë rekrutimi.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se arsyeja pse Thaçi, referuar vendimit, nuk do të jetë më drejtor i burgjeve, është sepse njëri ndër kandidatët, Ali Gashi, i cili u ankua se e kanë diskualifikuar jashtëligjshëm, edhe pse ai i kishte plotësuar kriteret në konkurs.

Ai thotë se i mbetet Ministrisë së Administratës Publike (MAP) që ta sqarojë se çfarë procedurash do të ndjekë më tutje.

“Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil janë përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike. Mendoj se në këtë rast, ne si Qeveri, kemi respektuar të gjitha ligjet, dhe më vjen mirë që me këtë pajtohen edhe Ambasada Britanike, si mbikëqyrës të gjithë procesit”, ka thënë ai KALLXO.com

Sipas tij, përveç Ambasadës, i gjithë procesi është vëzhguar gjithashtu edhe nga EULEX-i, që kanë vërtetuar se nuk ka pasur shkelje në procedurat e konkursit.

“Jam ne dijeni qe Komisioni i Ankesave për Emërimet e Larta ka shqyrtuar në mënyrë profesionale dhe ka refuzuar dy herë ankesën në fjalë. Është e çuditshme se si ky vendim erdhi tash, në kohën kur SHKK po funksionon si kurrë më parë. Drejtori Thaqi me përkushtim ka arritur që të ndryshoj dukshëm funksionimin e njërit prej dikastereve më të rëndësishme të sigurisë në vend”.

Konkursi për Drejtor të Shërbimit Korrektues, në konkursin e datës 27 dhjetor 2017, në kriteret e përcaktuara, thotë se kandidati duhet të ketë: Diplomë Universitare (minimum 4 vjet pas shkollës së mesme) apo të avancuar, e preferuar në fushat që ndërlidhen me punën e shërbimit Korrektues dhe së paku 8 vjet përvojë pune profesionale, përfshirë 5 vite në nivelin drejtues.

“Kolegji për shqyrtimin e ankesave, ka shqyrtuar pretendimin ankimor të ankuesit se Komisioni për Vlerësimin e Kritereve për Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ka vendosur në mënyrë të padrejtë kur ka vlerësuar se nuk i plotësoj kriteret e konkursit për shkak të diplomës universitare 4 vjeçare dhe përvojës së punës profesionale prek 8 vitesh dhe përvojën prej 5 vitesh në pozitë udhëheqëse”, citohet në a vendim ankesa e tij.

Më pas, në këtë vendim të KPMSHCK-së, thuhet se “Kolegji për shqyrtimin e ankesave ka konstatuar se pretendimi ankimor i ankuesit është i bazuar, sepse në bazë të dosjes së lëndës, respektivisht kërkesës për punësim të Ali Gashit..”, thuhet në vendim.

Nehat Thaci është emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës drejtor i burgjeve të vendit më 27 prill 2018.

Por, në garën për të parin e burgjeve ishin pesë kandidatë.

Kundërkandidatë të tij ishin: Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj.

Nehat Thaçi ishte vlerësuar, si nga paneli ashtu edhe nga britanikët si kandidati më i mirë në këtë pozitë në pozitën e dytë ishte vlerësuar Rasim Selmani dhe më pas Enver Rrustemi.

Më 12 mars u bë publike edhe në MAP, renditja e kandidatëve sipas projektit britanik.

Një muaj më pas, pasi Ministria e Drejtësisë kishte marrë rekomandimin e britanikëve, gjatë ditës së sotme drejtori i policisë në Mitrovicë u emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës drejtor i burgjeve të vendit.

12 Tetor 2018 - 19:15

Erjonë Popova, Adelina Ahmeti 12/10/2018 - 19:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend