Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës në shkollën "Sami Frashëri" në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Ministri Bytyqi: Testi i maturës ka kaluar pa probleme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se testi i dytë i maturës shtetërore ka filluar në kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Bytyqi gjatë vizitës në gjimnazin ‘Sami Frashër’ ku po mbahej testimi, vlerësoi punën e te angazhuarve dhe nxënëseve ju uroi sukses.

“Nuk është paraqitë asnjë problematikë gjatë mbajtës se testit. Është parë një seriozitet edhe në pjesën e pare të testit të maturës, një përgjegjësi e madhe edhe e komisionarëve dhe administratoreve dhe kjo ka reflektuar edhe në pjesën e dyte. Ky ka qene qëllimi ynë që testi i maturës të kaloj pa asnjë problem qe mund të ndikoj në rezultatin e nxënëseve”, ka thënë ai.

Drejtor i Arsimit të Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se janë gjithsej 957 nxënës që iu kanë parashtruar testimit në Prishtinë në 10 qendra.

“Në komunën e Prishtinës kemi 967 fëmijë që iu kanë nënshtruar testit të maturës në afatin e dytë, deri më tani nuk kemi vërejtur parregullsi sepse është administruar mirë testi dhe mendoj që do shkojë deri në fund procesi mirë”, tha ai.

“Mirëpo një problem kemi pasur në disa shkolla, maturantet nuk iu kanë nënshtruar testit. Kjo është çështje e tyre, ne i kemi informuar me kohë. Kam vërejtur se ne shkollën ’28 nëntori’ se prej 147 nxënës, nuk ishin rreth 40% e tyre. Sigurisht e kanë parë veten të pa përgatitur dhe kanë hequr dorë’, shtoi Salihaj.

MASHT ka njoftuar se pjesa e dytë e testit do të mbahet me 1 shtator 2018.