Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: Facebook

Ministri i Arsimit Reagon Ndaj Uljes së Bursave të Studentëve

Ministri i Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka ftuar në takim Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, me të cilët diskutoi për vendimin që uli shumën e bursave të studentëve meritorë në UP.

Sipas komunikatës së ministrisë, Bytyqi ka ofruar përkrahje për rritje të bursave, duke mos treguar konkretisht se a do të jetë kjo përkrahje buxhetore.

“Ne do të jemi përkrahës të krijimit të kushteve sa më të mira, për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare”, tha ai.

Në këtë takim, ministri po ashtu theksoi  nevojën për lirimin e objektit nga ana e UP-së,  me qëllim të krijimit  të kushteve  për veprimtari normale  hulumtuese- shkencore të Institutit të Historisë.

Ministri, po ashtu diskutoi  lidhur me vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2017, e që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare Institutit të Historisë

Ai thekso se ky institucion  aktualisht nuk i ka as kushtet minimale për  të zhvilluar aktivitetet dhe punët që priten nga instituti.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte marrë vendim për uljen e shumës së bursave të studentëve në dhjetor të vitit 2017.

Bursat për këtë vit janë të shumës 500 euro nga 600 sa kishin qenë vitin e kaluar.

http://kallxo.com/up-ul-shumen-e-bursave-per-studentet-dokument