Arrestimi i Mario Millosheviq nga Policia e Kosovës, Foto: FOS Media/ Uprava policije/Standard

Millosheviq dhe Paviqeviq, malazezët e arrestuar mbrëmë në aksionin e policisë

Mario Millosheviq, malazezi nga Podgorica është arrestuar në Kosovë me urdhërarrest të Interpolit, dhe në koordinim me policitë rajonale.

Millosheviq është i kërkuar nga Interpoli për vrasjen e Radomir Gjuriçkoviqit, i cili u vra në tetor të vitit 2016.

Millosheviq ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë klani, dhe sipas informatave të policisë, ai ka qenë i armatosur në kohën që është arrestuar.

Sipas mediumit malazez ‘FOS Media’, Millosheviq ka qenë i shoqëruar nga Gjorgjija Paviqeviq i cili është i dënuar me pesë vjet burg për kidnapim dhe zhvatje.

Mediat serbe më parë kanë shkruar se Millosheviq është duke u fshehur në Serbi.

Sipas ‘FOS Media’, në mars të këtij viti Millosheviq u bë qendër e vëmendjes kur një bombë shpërtheu dyqanit të syzeve “Oko” që gjendej afër familjes së tij.

Paviqeviq ka qenë në spitalin psikiatrik në Kotor, prej ku ka ikur më 3 korrik.

Dje mediat malazeze kishin shkruar për arrestimin e dy shtetasve malazezë.

https://kallxo.com/mediat-malazeze-dy-shtetas-te-malit-te-zi-u-arrestuan-ne-prishtine/

https://kallxo.com/video-policia-speciale-operacion-ne-prishtine-per-kapjen-e-te-kerkuarve-nga-interpol-i/

https://kallxo.com/foto-vazhdon-bastisja-masive-ne-lagjen-kalabria/

https://kallxo.com/video-njesia-speciale-terhiqet-nga-lagjja-kalabria/