Miliona të dyshimta transferohen nga Skenderaj për në Turqi

Emisioni i kësaj jave në “Drejtësia në Kosovë” zbulon të dhëna nga një dosje financiare e një grupi të dyshuar të cilët kanë transferuar rreth dy milion euro nga banka në Skenderaj për në bankat Turke.

Hulumtimi që përdorë të dhëna financiare nga një hetim i një grupi të drogës zbardhë se prokuroria e Mitrovicës kishte anashkaluar hetimin e rrjedhjes së parave.

Dosja e fjetur për më shumë se dy vite është zbuluar nga ekipi i Drejtësia në Kosovë.

Hulumtimi zbardhë se prokuroria nuk ka të dhëna për arsyet  pse paratë janë transferuar nga Skenderaj për në Turqi.

Provat nga dosja e lëndës dhe intervistat me avokatë zbulojnë se biznesi nga ku u transferuan lëndët është një ordinancë stomatologjike ndërsa pjesëtarë të arrestuar të grupit ishin fotografuar me struktura të larta politike.

 

Drejtësia në Kosovë çdo të premte nga ora 22 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë