Miliarderi nga Omani i interesuar për investim në minierat e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është takuar me miliarderin Al Barwan, i cili është shprehur i interesuar për të investuar në sektorin minerar në Kosovë.

Ministri Lluka përmes një statusi në Facebook ka treguar se Al Barwan është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit dhe në prodhimin e jahteve.

“Sot kam pritur në takim investitiorin, miliarderin dhe themeluesin e BM Holding, z. Muhamed Al Barwani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar dhe të teknologjisë informative në Kosovës.

E informova atë rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tonë, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur në plumb, zink, krom, boksite dhe nikel. Po ashtu, z. Al Barëani, ia prezantova edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe minierën e Trepçës, e cila ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink.

“Në fund, si kujtim nga Kosova, z. Al Barwani i dhurova librin e kristaleve dhe mineraleve të Kosovës”, ka shkruar Lluka.