Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Milaim Zeka zbulon logon e partisë së tij të re

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka tashmë ka bërë të ditur se do të formojë parti të re.

Zeka ka bërë të ditur se partia e tij do të quhet Partia Euro Atlantike e Kosovës, duke thënë se pjesë e kësaj partie nuk mund të bëhen njerëzit me të kaluar të dyshimtë.

Madje, Zeka gjatë javës së kaluar kishte shkuar në Këshillin Qendror Zgjedhor për t’u njoftuar me procedurat dhe rregullat ligjore në këtë aspekt.

Ndërsa, sot përmes rrjetit social Facebook ai e ka bërë të ditur edhe logon e partisë së tij, duke thënë se kjo është partia e shpresës për ardhmërinë e Kosovës./21Media