Mijëra Njerëz në Koncertin e Dhjetëvjetorit

Mijëra njerëz janë mbledhur në Prishtinë në koncertin e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Në koncert rreth orës 22:00 pritet të këndojë këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Ora që nga ardhja në Prishtinë pasditen e sotme është ndier e lumtur për kthimin në atdhe në ditën më të shënuar të tij.

Para Rita Orës në koncert publikun do ta argëtojë reperi Ledri Vula.