Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Foto: EPA/Malton Dibra

Meta nuk shkarkon Bushatin, pezull pesë emrat e Ramës për drejtimin e ministrive

I vetmi emër për të cilin presidenti Meta ka kërkuar kohë për lirimin apo jo nga detyra është Ditmir Bushati.

Vetëm pak orë pasi kishte marrë në dorë propozimet e Ramës për ndryshimet ne kabinetin qeveritar, kreu i shtetit Meta ka vendosur të miratojë një pjesë të kërkesave te kryeministrit. Kështu, ai ka miratuar kërkesën e Ramës për shkarkimin e 6 ministrave dhe zv. kryeministres Senida Mesi.

Më konkretisht Meta pranoi kërkesën e Ramës për largimin nga detyra të Ministres se Arsimit Lindita Nikolla, Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, Ministres se Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj si dhe te Ministres se Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato.

I vetmi emër për të cilin presidenti Meta ka kërkuar kohë për lirimin apo jo nga detyra është Ditmir Bushati, Ministri për Punet e Jashtme dhe Evropën. Kreu i shtetit ka kohë 7 ditë për të vendosur në lidhje me këtë emër.

Përveç kërkesave për lirimin nga detyra të ministrave të lartëpërmendur dhe zv. kryeministres, Meta ka dekretuar edhe pak nga propozimet e Ramës për zëvendësimin e disa prej emrave të larguar në krye te ministrive sic është rasti i Blendi Çuçit ne krye te Ministrise se Bujqesise apo Eduart Shalsit si Minister i ri per Mbrojtjen e Sipermarrjes.

Po ashtu Meta ka pranuar kërkesën e kryeministrit për emërimin e Erion Braces si zv.kryeminister ndërsa është dekretuar emri i Elisa Spiropalit për Ministrine e re të krijuar për Marrëdhenien me Parlamentin. Nga ana tjetër Presidenti nuk ka dekretuar ende 5 emra nga propozimet e Rames për të qenë ministra të rinj, duke nisur nga Besa Shahini tek Arsimi, Gent Cakaj tek Ministria e Jashtme e deri tek Elva Margariti tek Kultura, Belinda Balluku tek Infrastruktura dhe Anila Denaj tek Financat.

Detaj interesant është fakti që Meta ka kaluar deri tani vetëm emrat që aktualisht jane deputetë te parlamentit. Tashmë parlamenti ka afat 10 ditë për të votuar dekretet presidenciale, afat që përkon me fillimin e punimeve të Kuvendit në datën 21 janar.

Emrat e ministrave te rinj te propozuar nga Rama që janë lënë pezull nga Meta. Ministër i Financave – Anila Denaj Ministër i Arsimit – Besa Shahini Ministër i Energjisë – Belinda Balluku Ministër i Kulturës – Elva Margariti Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës- Gent Cakaj

Emrat që janë propozuar nga Rama e që u dekretuan nga Meta Zv.kryeminister- Erion Brace Minister i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes – Eduart Shalsi Minister i Bujqësisë dhe zhvillimit rural – Blendi Çuçi Minister i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin – Elisa Spiropali. /21 Media