Presidenti Ilir Meta

Meta: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në auto shkollë

Presidenti i Shqipërisë pasi nuk e dekretoi të nominuarin për ministër të Punëve të Jashtme nga Kryeministri Edi Rama, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin social ka shkruar se “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në auto shkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Plotë i presidentit Meta:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.??