Foto: Ilustrim

Mësuesja sulmohet nga prindi i nxënësit në Pejë

Një mësuese është sulmuar fizikisht nga një prind në një shkollë në Pejë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime fizike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Mund të konfirmojmë se dje në një shkollë të Pejës një mësuese është sulmuar nga një prind. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë si i dyshuar për vepër penale të sulmit”, tha Nikçi për KALLXO.com.

Policia në raportin zyrtar ka njoftuar sot se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

KALLXO.com ka raportuar sot për sulmin ndaj një gruaje në Pejë.

https://kallxo.com/pejani-rrah-nje-grua/