Ilustrim

Mësohen çmimet e reja të thirrjeve Shqipëri- Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se opertorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut.

“Sot nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minut, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht. Kjo thirrje para datës 15 qershor ju ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minut”, ka shkruar Lluka në rrjetin social “Facebook”.

Më tutje ai ka sqaruar së marrëveshja për eliminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri parasheh ulje të çmimeve mbi 90% nga 15 qershor 2019 dhe eliminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri me 15 qershor 2021.

Ai ka shtuar së deklarata e tij ka qenë që ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk ka thënë që është hequr roamingu.