Mesazhi i “Intelektualëve” para Malmos

Tifozëria bardh e kaltër “Intelektualët” nga Gjilani kanë dhënë një mesazh para lojatërve dhe tifozëve të Malmos në ndeshjen e cila ka filluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në një baner gjigand ata kanë shkruar “ Një rrugë e shtruar me sakrifica 1990-2018”.

Ndeshja Drita- Malmo ka filluar me një minutë heshtje në nder të ish- kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese në Suedi.

Deri më tani rezultati i ndeshjes është 1- 0 në favor të Malmos.

Golin e ka shënuar, Carlos Strandberg në minutën e 13-të.

FC Drita- Malmo, Foto: KALLXO.com