6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Mes kushtëzimesh, Kuvendi ia zgjat mandatin Komisionit për deportimin e ‘gylentistëve’

Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, për një afat 30 ditor.

Me 60 për, 1 kundër dhe 4 abstenime, Komisionit në fjalë iu zgjat mandati.

Kjo erdhi pasi që  opozita e kushtëzoi pozitën në votimet e pikave të tjera të rendit të ditës, pasi që në tentim të parë nuk kishte kuorum për t’ia zgjatur mandatin Komisionit për dëbimin e gjashtë shtetsave turq nga Kosova, vitin e kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha se opozita ka vendosur që të mos marr pjesë në votim.

“Kjo po ndodhë për shkak të një vendimi që sapo e mori opozita që të mos votohet asnjëra prej këtyre pikave të rendit të ditës për shkak të asaj që ndodhi pak më herët me Komisionit për zbardhjen e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, për çka u pa qartë që mazhoranca qëllimisht po e bojkoton vazhdimin e punë së atij komisoni”, tha Konjufca.

Pas deklaratës së deputetit të VV-së, reagoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili tha se votimi është individual.

“Kjo është dëshirë vullnet i secilit, qysh don voton. Imponim nuk ka, ajo çka është kryesore unë muj e futi prapë në votim”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi tha se do ta votojnë zgjatjen e mandatit të Komisionit për dëbimin e shtetasve turq.

“Po e kuptoj deri diku atë që e tha Konjufca, këtë e kuptova si një lloj kushtëzimi se nuk votojmë pasi ju nuk po votoni. Meqenëse e kanë me aq rëndësi, atë komision e kemi votuar të gjithë. Paaftësia e atyre që e kanë udhëhequr komisionin nuk mundet me qenë arsye tash me marr përgjegjësinë edhe një herë kjo seancë për ti mbuluar dështimet e udhëheqësve të atij komisioni”, theksoi ai.

Një vit pas dëbimit “të mistershëm” të gjashtë shtetasve turq nga Kosova vitin e kaliar, KALLXO.com ka raportuar ekzkluzivisht këtë vit për shkeljet që u bën në dëbimin e “gylenistëve”.

https://kallxo.com/raporti-i-komisionit-31-shkeljet-ligjore-gjate-debimit-te-gylenisteve/?fbclid=IwAR2uUD_u5YUpxbWYGVlRCLtUO9xupqIKTP3VaDNLoOZdGIu2w5kmxNTUFXU