FOTO ILUSTRIM

Mërgimtarit nga Istogu hajnat ia vjedhin dy revole dhe ia demoluan shtëpinë

 

Një vjedhje e rëndë ka ndohur në Istog. Siç njofton Policia, rasti kishte ndodhur në natën e ndërrimit të moteve në një shtëpi të mërgrimtarit.

Pronari i shtëpisë e cila ishte cak i vjedhjes, siç njofton Policia, ka raportuar se në garazhën e veturës i janë vedhur dy armë të zjarrit.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrsi i shtëpisë është njoftua se persona të dyshuar e të pa njohur me forcë kanë depërtua në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara  nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

12 Janar 2019 - 08:22

Naim Krasniqi 12/01/2019 - 08:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend