Murat Mehmeti në Emisionin "Jeta në Kosovë" - Foto: KALLXO.com

Mehmeti: 'Të Fortët' e Veriut e Kanë Paralizuar Policinë e Kosovës

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti foli lidhur me strukturën e organizuar kriminale që sipas tij funksionon në veriun e Mitrovicës.

Mehmeti ka përmendur personin e quajtur Milan Radojiçiq që sipas tij ka rrahur dhe kërcënuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës përgjatë viteve para dhe pas Pavarësisë së Kosovës.

“Për popullatën e veriut Milan Radojiçiq, është i njohur si sinonim i nëntokës, i dhunës, i kërcënimeve dhe distribuimit të narkotikëve”, tha Mehmeti.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, këtë javë  u diskutua vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe strukturat kriminale në veri të Mitrovicës që besohet se kanë gisht në këtë vrasje.

Sipas Mehmetit, Policia e Kosovës është paralizuar në veprimet që mund ti ndërmarrë në veriun e Kosovës.

“Në vitin 2009 pasi një zyrtar policor i pjesës jugore që ishte duke punuar… ka qenë i kërcënuar direkt po nga ky person dhe ky më pas është tërhequr (nga puna). Unë nuk kam pas rast direkt të kërcënimit. Këta persona e kanë paralizuar Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës  e ka logjistikën mirëpo ky person, fuqia e tij ka filluar të ngritet shumë më herët”, tha Mehmeti.

Përballë Jeta Xharrës, Mehmeti, dhe Lutfi Haziri, politikan folën lidhur me Radojiçiqin dhe strukturat kriminale në veri.

Ndërkaq në këtë emision mund të ndiqni edhe provat e bashkëpunimit të Kryeministrit të Kosovës me këtë person dhe deklaratat që vetë Radojiçiqi jep lidhur me dyshimet e ngritura për përfshirjen e tij në vrasjen e Ivanoviqit.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: