Mehmeti shpjegon mënyrën e shpërndarjes së ‘fake news’ nga mediat tradicionale

Hulumtuesi i mediave në Institutin ‘GAP’, Jeton Mehmeti tha se fenomeni i lajmeve të rreme nuk mund të shihet vetëm si produkt i mediave fiktive.

Ai tha se në këtë kohë është zhvilluar një mënyrë tjetër e sofistikuar se si shpërndahen lajmet e rreme.

“Do duhej të ishte një institucion që bën matjen në mënyrë periodike. Si duket portale janë ata që thithin shumicën e reklamave dhe aty ka interes lexueshmëria. Ne po flasim për portale fiktive por nuk po flasim për mediat që njihen si mediat tradicionale që kanë një mënyrë tjetër si krijojnë lajmet e rreme. Ato e postojnë një lajm dhe brenda minutave ose sekondave e ndërrojnë lajmin duke u munduar që t’i evitojnë pengesat gjyqësore por ai lajm veçse është shpërndarë”, tha Mehmeti.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveç kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com