Mediat: Trajneri dhe dy lojtarë të Malit të Zi bojkotojnë ndeshjen kundër Kosovës

Selektori i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, nuk do ta drejtojë ekipin malazez në ndeshjen e sontme ndaj Kosovës, raporton gazeta malazeze ‘Vijesti’.

Bashkë me Tumbakoviq, i lindur në Serbi, në ndeshjen e sontme në kuadër të kualifikimeve të kampionatin europian nuk do të paraqiten as futbollistët Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, të cilët luajnë për ekipin serb të ‘Crvena Zvezdës’, raporton ‘Vijesti’.

Kjo gazetë raporton se selektori dhe dy lojtarët në dy ditët e fundit i janë nënshtruar një presioni të madh nga Beogradi, presione të cilat kanë ardhur nga strukturat e tifozëve.

‘Vijesti’ raporton se politika ngadhënjeu mbi futbollin ndërsa pritet që Tumbakoviq të mos jetë më selektor i Malit të Zi.

Ekipin malazez pritet që sonte ta drejtojnë Miodrag Xhuxhoviq dhe Dragoje Lekoviq.