Mediat malazeze: Dy shtetas të Malit të Zi u arrestuan në Prishtinë

Mediat malazeze njoftojnë se në operacionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it për vepra të ndryshme penale.

Sipas “fosmedia.me”, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar M.M. nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.

Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.

Gjatë arrestimit të M.M. është kapur edhe Gj.P., i cili ishte arratisur nga një spital, ndërkohë që ishte duke vuajtur një dënim me burg për veprat penale të rrëmbimit e zhvatjes.

Mediumi malazez raporton se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi.

KALLXO.com raportoi për operacionin e ndërmarrë në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit.

https://kallxo.com/video-policia-speciale-operacion-ne-prishtine-per-kapjen-e-te-kerkuarve-nga-interpol-i/

Operacioni ka përfunduar para gjysmë ore.

https://kallxo.com/video-njesia-speciale-terhiqet-nga-lagjja-kalabria/

Kallxo.com