Më shumë se gjysma e tenderëve të Presidencës, të pa planifikuar

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka vënë në pah dobësi në planifikimin e prokurimit nga Zyra e Presidentit të vendit. Sipas raportit, as gjysma e tenderëve nuk kishin qenë të planifikuar, duke rrezikuar eliminimin e konkurrencës dhe cilësinë e shërbimeve.

Shkak për këtë u bë mosparaqitja e kërkesave me kohë.

Më shumë se gjysma e tenderëve nuk ishin të planifikuara nga Presidenca. Arsyeja, njësia kërkuese nuk i parashtroi kërkesat me kohë

“Sipas raportit të kontratave të në janë zhvilluar 32 procedura të prokurimit, prej të tyre, 17 procedura me vlerë të mesme dhe minimale në vlerë totale prej 58,194€ nuk ishin të përfshira në planin e prokurimit. Shumica prej këtyre procedurave ishin të natyrës së furnizimeve për zyrë të cilat ZP ka pasur mundësi të planifikoj me kohë. Sipas zyrtarit përgjegjës të prokurimit zhvillimi i procedurave jashtë planit të prokurimit ka ndodh për shkak se njësitë kërkuese nuk kanë bërë kërkesat dhe planifikimet me kohë.”, gjen Auditori.

Auditorit tregon se sipas neni 8 “Planifikimi i Prokurimit” paragrafi 2 i Ligjit Nr.04/L-042 të Prokurimit Publik, citon se – autoriteti publik duhet t’i dorëzojë AQP-së, një planifikim përfundimtar me shkrim që i identifikon me detale të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që autoriteti kontraktues synon ti prokurojë gjatë vitit fiskal.

Mos-përfshirja në planin e prokurimit e vë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve dhe eliminon konkurrencën

“Rastet e identifikuara më lartë tregojnë për dobësi në procesin e planifikimit të prokurimit. Ndërsa mos përfshirja e të gjitha nevojave në planin e prokurimit, eliminojnë konkurrencën dhe vënë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve/produkteve të pranuara për paranë e dhënë në përmbushjen e objektivave.”, vlerëson raporti.

Raporti i rekomandon Sekretarit të Përgjithshëm se duhet të siguroj se në planin e prokurimit janë përfshirë të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët për t’u realizuar gjatë vitit fiskal, në mënyrë që njësitë kërkuese me kohë kanë identifikuar nevojat/kërkesat për prokurim.

Përmes letër konfirmimit, Zyra e Presidentit konfirmon se e ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2018-të, të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës (ZPRK).

Me anë të kësaj letre, Presidenca pajtohet më këto të gjetura duke mos komentuar ato.

“Pajtohem me të gjeturat dhe rekomandimet dhe nuk kamë ndonjë koment për përmbajtjen e raportit…”, thuhet në mes tjerash në letrën konfirmuese.

Lidhur me të gjeturën e Auditorit për furnizim me medalje, në vitin e kaluar saktësisht në muajin shtator shkroi KALLXO.com. Në artikullin e publikuar, në mes tjerash përmendet si Zyra e Presidenti kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 150 mijë euro përderisa nënshkrimi kontratës rezultojë të jetë për 5 mijë euro më shumë apo me çmime të përgjithshëm 155 mijë euro. Kallxo.com analizoi se kjo kontratë çdo ditë kalendarike të vitit, nga kohëzgjatja e saj, i kushton buxhetit mesatarisht 141 euro.

Në vitin që shkoi, KALLXO.com gjeti se Presidenca kishte nënshkruar një kontratë të negociuar mbi 5 mijë euro më shumë se sa vlera e parashikuar e saj .

https://kallxo.com/medaljet-e-negociuara-te-presidentit-kushtojne-155-mije-euro/