Foto Ilustrim Lumi Erenik

Me këto aktivitete shënohet 'Dita Ndërkombëtare e Mjedisit'

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit me moton “Ta pastrojmë dhe gjelbërojmë Kosovën”.

Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën do të realizohet ne 26 komuna të Kosovës, ku deri me tani aksionit i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha ndërmarrjet publike të pastrimit të mbeturinave, 10 ndërmarrje private të cilat do të ofrojnë makinerinë e tyre, FSK dhe pritet mobilizimi i mbi 10 mijë vullnetarëve dhe pastrimi i 78 deponive ilegale.

Aktivitetet që do të zhvillohen: · Prishtinë:

Aksioni i Pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave në lagjen Arbëria në Prishtinë, rruga Prishtinë Obiliq  ( tek ura në hyrje të Obiliqit):   Ora 09:00

Fushë Kosovë: Pastrimi i deponisë në lagjen Rome (lagja 029): Ora 11:30

Obiliq: Manifestimi qendror:  Pastrimi i lagjes së Romëve, mbjellje drunjësh, rregullimi i kanalizimit te dëmtuar: Ora 15:00.

Me pjesëmarrjen edhe të: Ramush Haradinaj- Kryeministër i Kosovës Albena Reshitaj- Ministre e MMPH-së, Xhafer Gashi- Kryetar i Obiliqit, Christian Heldt- Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Rrahman Rama- Komandant  i FSK-së, Luan Hasanaj- Let’s Do It. Kosova · Podujevë: Hapja në qendër të qytetit:  Ora 08:00.

Vushtrri: Hapja  para qendrës së kulturës ‘Hasan Prishtina’ në bashkëpunim me Komunën. Pastrim i deponisë në fshatin Stanoc: Ora: 10:00

Mitrovicë: Pastrimi i hapësirave përreth lumit Ibër-  qytet ora 10:00, ndërsa manifestimi qendror,  pastrim i deponisë në fshatin Bare: Ora 12:00.

Ferizaj: Hapja e aksionit në ora: 13:30. · Ferizaj- Mbjellja e Fidaneve- Parku “Liria”: Ora 13:30, me pjesëmarrjen edhe të ministres Reshitaj.

Gjilan: Hapja e aksionit bëhet afër Kuvendit Komunal: Ora 10:00 · Viti: Hapja në ora 10:00 lokacioni , varrezat e qytetit,

Kamenicë: Hapja ora 10:00 tek pishina Shkodra,.

Hani i Elezit: Hapja ora 10:00 para Komunës.

Shtërpcë: Hapja ora 10:00 në Drajkoc me përkrahje të Komunës me mjete logjistike.

Gjakovë: Hapja ora 10:00 tek  parku i qytetit , aksione do mbahen në te gjitha fshatrat, priten deri 5000 vullnetar.

Istog: Hapja ora 11:00 para Shtëpisë së Kulturës.

Klinë: Pastrimi i 5 deponive , hapja në ora 10:00

Rahovec: Hapja ora 10:00 në oborrin e Komunës.

Deçan: Hapja ora 10:00 tek ndërtesa e komunës, pastrimi i 5 deponive ilegale.

Junik: Hapja në ora 09:00 në parkingun e Komunës.

Shtime: Hapja ora 10:00 në ‘Sheshi UÇK ‘së

Suharekë: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit

Lipjan: Hapja ora  10:00 tek Komuna.

Drenas: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit, aksion pastrimi i 5 deponive ilegale.

Shtime, ora 17:00 , përmbyllja e aksionit, lokacioni te pishat, me pjesëmarrjen edhe të ministres Albena Reshitaj.