Me këto aktivitete po shënohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Për të shënuar Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhuruar sot gjak vullnetarisht në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

Faik Hoti, udhëheqës i sektorit për informimi në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili mori pjesë në aktivitetin për dhurimin e gjakut tha se ky proces ka shumë gjëra pozitive.

“Ky proces i ka të mira e veta. Çdo  kush besoj se ndihet mirë kur dhuron gjak, sepse e ndihmon dikë që ka nevojë”, tha Hoti.

Ai shtoi se procesi i dhurimit të gjakut përveç anës humanitare e ka edhe anën pozitive për shëndetin.

Ndërsa, Bukurie Zhubi, U.D. Drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, tha se ky aktivitet është organizuar me rastin e ditës botërore të gjakut.

“Kjo ditë  ka për qëllim që të informojë opinionin për dhurimin e gjakut dhe të inkurajoj  ata për dhurim të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare” tha Zhubi.

Ajo shtoi se përveç aktivitetit të sotëm me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, do të zhvillohem aktivitete gjatë gjithë javës në qytete të ndryshme.

“Aktivitetin kryesorë e kemi këtu në Qendrën e transfuzionit të gjakut, por do të kemi gjatë javës edhe aktivitete të tjera në disa qytete. Përveç këtij aktiviteti, sot kemi  edhe në sheshin e qytetit për qytetarët të  cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak vullnetarisht. Me 20 qershor kemi aktivitete të organizuara me përqindje me të mëdha ku do t`i kemi EULEX-in,  FSK,  të cilët kanë shprehur gatishmërinë të dhurojnë gjak”, tha Zhubi.