Me armë, ia vjedhin pazarin e ditës në Ferizaj

Policia ka njoftuar se pak pas mensatës së ditës së djeshme, një person  ka raportuar se disa persona i kanë vjedhur pazarin e ditës.

Sipas viktimës, personat e dyshuar kanë qenë të maskuar ndërsa kanë grabitur rreth 500 euro kesh dhe dy paketa cigare në vlerë prej 2 mijë eurove.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë ikur me veturën pasat, e cila me vonë nga policia është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt.