Ilustrim

Mbytet në deti i moshuari nga Dragashi

Një person nga Kosova ka humbur jetën sot në Durrës, rreth orës 16:00.

Sipas dëshmitarëve ai është gjetur pa shenja jete nga një i ri dhe ishte dërguar në breg me ndihmën e pushuesve të tjerë.

Mësohet se viktima është një 77-vjeçar nga Gora e Dragashit.

Sipas pushuesve, Policia dhe Ndihma e Parë kishin arritur pas 30 minutave në vend ngjarje.