Mbyllja e Qeverisë amerikane mund të shkaktojë rritje të papunësisë

 

Mbyllja e përkohshme e Qeverisë amerikane mund të shkurtojë rritjen e punësimit në 500,000 në janar dhe të rris në 4.0 përqindjen e papunësisë, nëse kjo çështje nuk zgjidhet deri të premten e ardhshme, paralajmërojnë njohësit e çështjeve të ekonomisë.

Rreth 800,000 punonjës qeveritarë në Shtetet e Bashkuara nuk janë paguar të premten pas mbylljes së përkohshme të Qeverisë që filloi më 22 dhjetor. Kjo pas kërkesës së presidentit Donald Trump ndaj Kongresit, për t’i dhënë buxhet prej 5.7 miliardë dollarësh që ndihmojnë në ndërtimin e murit me Meksikën.

Këtë muaj, periudha e pagesës për shumë punonjës federal përfshinë javën e dymbëdhjetë që fillon nga 6 janari deri më 19 janar. Rreth 380,000 punonjës janë dërguar në shtëpi derisa të tjerët po punojnë pa pagesë.

Nëse Qeveria nuk hapet javën e ardhshme, punëtorët që përkohësisht janë dërguar në shtëpi konsiderohen të papunë, për shkak që nuk kanë pranuar pagën në periudhën e pagesës këtë muaj.

Por, nëse Kongresi vendos të paguaj punëtorët në mënyrë retroaktive, si në rastin e mbylljes së Qeverisë në tetor të vitit 2013, ata do të konsiderohen të punësuar.

12 Janar 2019 - 10:33

REL 12/01/2019 - 10:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend