Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Mbyllet seanca e jashtëzakonshme, fillon seanca e rregullt e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës i ka mbyllur punimet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradijan.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka startuar me seancën e rregullt duke mbyllur seancën e jashtëzakonshme.

“Duke pas parasysh se kemi pas zhvillimin e kësaj seance të parakohshme unë nuk do ta vendosi fare në votim dhe e mbyllim seancën e jashtëzakonshme”, tha Veseli.

Seanca e jashtëzakonshme i kishte në rend dite dy pika shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës  kanë bërë diskutim të gjerë lidhur me këtë seancë.

Kuvendi pas  më shumë se një orë debat nëse duhet apo jo të vazhdojë seanca, ka kaluar në pikën e dytë të rendit të ditës ku wshtw bërw shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Para fillimit të kësaj pike, deputetë të LDK-së dhe VV-së kishin lëshuar sallën plenare, pasi kundërshtuan ashpër mbajtjen e kësaj seance.