Bastorja në Gjilan e cila ka filluar përsëri punën pas mbylljes, Foto: Kallxo.com

Mbyllet përsëri bastorja në Gjilan

Pas raportimit të KALLXO.com se bastorja e cila ishte mbyllur të premten nga inspektorët kishte filluar punën përsëri, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) sërish kanë shkuar në të njëjtin vend.

Gjatë kësaj vizite inspektorët patën nevojë edhe për ndihmën e Policisë.

Në bashkëpunim me Policinë, inspektorët mbyllën dy pika të bastit të cilat operonin pa leje, njëra nga to ishte mbyllur edhe javën e kaluar.

https://kallxo.com/gjilan-hapet-perseri-bastorja-e-cila-ishte-mbyllur-nga-inspektoret-para-pak-oresh-foto/

Fakti se bastorja kishte filluar punën përsëri nuk i shpëtoi syrit të qytetarit i cili menjëherë e raportoi në KALLXO.com.

https://kallxo.com/pas-raportimit-ne-kallxo-com-mbyllet-bastorja-ne-strellc/

Ky raportim bëri inspektorët të dalin menjëherë në terren dhe t’ia vënë shiritin bastoreve në fjalë.

ATK disa herë radhazi ka mbyllur bastore në vende të ndryshme të Kosovës pas raportimeve të KALLXO.com.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-mbyllen-dy-bastore-ne-fushe-kosove/

https://kallxo.com/pas-raportimit-ne-kallxo-com-mbyllet-bastorja-ne-strellc/

Muaj më parë, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Ambasada e Britanisë dhe Democracy Plus, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qëllim rritjen e mbikëqyrjes së shoqërisë civile në proceset e Administratës Tatimore.

Një ndër qëllimet tjera të këtij memorandumi të bashkëpunimit është edhe angazhimi në luftën e kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale.