Fituesit e shpërblimeve dhe mirënjohjeve të festivalit "Dokufest" - Foto: Atdhe Mulla

Mbyllet Lulja e Korrupsionit

“Të nderuar peshq te vegjël e peshq të mëdhenj, shefa të shefave, qytetarë të dashur, erdh koha me mbyll edicionin e 15-të të ‘Dokufest’-it”. Kështu përshëndeti të pranishmit drejtuesi i ceremonisë përmbyllëse të festivalit, Kreshnik Berisha.

Duke iu referuar korrupsionit, e cila ishte temë qendrore e festivalit, Berisha tha se “as ‘DokuFest’ e as industritë e tjera s’mujnë me pa as andërr me mrri këtë sukses që e ka mbrri korrupsioni te ne”.

“E kontribut në këtë sukses kemi dhanë edhe na, qytetarët, media, politikanët, shoqëria civile e ndërkombëtarët. Faleminderit për kontributin”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni nuk ishte asnjë përfaqësues i MKRS-së.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në kinemanë “Lumbardhi”, pas vendimit të jurisë, u shpallën fituesit në gjashtë kategori, e në garë ishin gjithsej 107 filma. Në fund u nda edhe çmimi i publikut.

Duke folur për suksesin e festivalit, Kreshnik Berisha e përkthehu atë në numra: janë shfaqur 238 filma nga 57 shtete, kanë qenë 6 programe garuese dhe 19 programe speciale.

Nga data 5 gusht, kur nisi festivali, e deri më sonte janë mbajtur punëtori, panele, debate, master klasa, ekspozita dhe një seri e organizimeve në kuadër të “DokuNights”, që kanë përfshirë edhe yjet botërore si Omar Souleyman dhe Yasmine Hamdan, dhe të cilat Prizrenin edhe njëherë e kthyen në qytetin ku gërshetohet kinemaja dhe kultura.

Vec çmimeve për kategori, në secilën nga to kishte edhe mirënjohje speciale për nga një film.

Kjo është lista e fituesve:

Filmi më i mirë i Ballkanit “Thellësia Dy”, nga Ognjen Glavonić. Juria zgjodhi për “Çmim Special” në këtë kategori filmin “Something About Life” nga Nebojsa Slijepcevic.

Filmi më i mirë nga regjisori ballkanik në ardhje – “Tourism” (Turizmi), nga Tonci Gacina.

Për “Çmim Special” në kategorinë për filmin më të mirë nga regjisori ballkanik në ardhje juria zgjodhi filmin “Drums of Resistance” nga Mathieu Jouffre.

Filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar i metrazhit të gjatë “Oleg and his rare arts” nga Andrés Duque.

Për “Çmim Special” në këtë kategori juria zgjodhi filmin “On Football” nga Sergio Oksman.

Filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar i metrazhit të shkurtër u zgjodh “Impressions of a war” nga Camilo Restrepo. Për “Çmim Special” për këtë kategori juria vendosi për filmin “The Park” nga Randa Maroufi.

Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut u zgjodh “Homeland (Iraq Year Zero)” nga Abbas Fahdel.

“Çmimi Special” në këtë kategori iu nda filmit “Starless Dreams” nga Mehrdad Oskouei.

Filmi më i mirë për ambientin “When two worlds collide” nga Heidi Brandenburg dhe Mathew Orzel, e “Çmimi Special” iu dha filmit “The Woods Dreams Are Made Of” nga Claire Simon.

Filmi më i mirë i shkurtër u zgjodh “Import” nga Ena Sendjevic. E me “Çmim Special” u shpërblye “Frankfurter Str. 99A” nga Evgenia Gostrer.

Gara kombëtare – fituesi “Performancë” nga Dritëro Mehmetaj. Me “Çmim Special” u shpërblye filmi “I Kissed You Kiss On Your Girlfriend’s Cheek, It Was Still Wet” nga Samuel Weniger, Dardan Zhegrova.

Ndërsa, çmimi i audiencës iu nda “Batusha’s House” të Tino Glimmann dhe Jan Gollob.

Kurse, çmimi i bankës “Procredit” për ekovideon më të mirë iu nda Besnik Boletinit, Indrit Loshit e Agon Veselajt.

Dokufest 007
Foto: Atdhe Mulla
Dokufest 008
Foto: Atdhe Mulla
Dokufest 009
Foto: Atdhe Mulla
Dokufest 0010
Foto: Atdhe Mulla

Dokufest 0011

Foto: Atdhe Mulla

Dokufest 0012
Foto: Atdhe Mulla