Libra shkollorë. Foto: Kallxo.com

Mbyllet fushata për arsim cilësor

Në shkollën “Përparimi” në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e mbylljes së fushatës për arsim cilësor të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Me ketë rast Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Nataliya Apostolova, do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Fushata për arsim cilësor ka qenë një përvojë e shkëlqyer për të diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi në Kosovë.

Ceremonia e mbylljes në shkollën “Përparimi”, e cila ishte financuar nga projektet e Zyrës së BE-së në Kosovë, tregon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton përfshirjes së të gjithë fëmijëve në sistemin arsimor.