Mbrojtja e Mentor Golës, i akuzuar për tentim-vrasje, kundërshton aktakuzën

Mbrojtja e të akuzuarit për tentim-vrasje Mentor Gola, paraqiti kundërshtimet ndaj aktakuzës.

Mbrojtësi i të pandehurit Mentor Gola, avokati Ndrec Dodaj, ka paraqitur kundërshtimet e tij me shkrim Gjykatës në Gjakovë.

Dodaj e kishte kundërshtuar në tërësi aktakuzën e Prokurorisë, duke theksuar se provat e cekura në aktakuzë flasin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, e jo për tentim vrasje.

Prokuroria pretendon se Gola, kishte shkuar ne shtëpinë e të dëmtuarit Lorik Lipoveci duke sharë dhe për një moment kishte shkrepur armën, duke e goditur derën e shtëpisë.

Ndërsa në gjykimin e sotëm, prokurori Ali Uka, kërkoj nga gjykata që kërkesën për hedhjen e aktakuzës nga ana e mbrojtësit të të akuzuarit, ta refuzoj si të pabazuar.

“Edhe pse mbrojtja pretendon se aktakuza është e paqartë dhe se provat janë vlerësuar gabimisht nga Prokuroria, ne konsiderojmë se provat e aktakuzës janë më së të mjaftueshme”, tha prokurori Ali Uka.

Në sallë të gjykimit prezent ishin edhe i dëmtuari Lorik Lipoveci, bashkë me mbrojtësin e tij avokatin Florent Latifaj.

Në lidhje me propozimet e palëve, gjyqtari Gëzim Pozhegu tha se do të vendos me vendim të veçantë.

Bëhet e ditur tashmë se seanca e kaluar e këtij gjykimi kishte dështuar dhe ishte shtyer për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit avokatit Ndrec Dodaj, i cili gjendej jashtë shtetit.

 

https://kallxo.com/seanca-ndaj-te-akuzuarit-per-tentim-vrasje-shtyhet-pasi-mungoi-avokati/

.