Mblidhet Kryesia, 43 Deputetë Kërkojnë Rrëzimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm pasi 43 deputetë kanë dhënë nënshkrimet në një kërkesë që Kuvendi, në një seancë të jashtëzakonshme, ta shfuqizojë Gjykatën Speciale.

Kërkesa e deputetëve nënshkrues është që seanca e Kuvendit të mbahet sonte.

Diplomatë të huaj kanë zbarkuar në Kuvend në përpjekje për t’i bindur liderët të mos e ndërmarrin një iniciativë të tillë.

Ambasadori amerikan Greg Delawie tashmë e ka dhënë mesazhin e tij.

http://kallxo.com/delawie-kosova-shkaterron-te-ardhmen-nese-terhiqet-nga-specialja/