Mblidhet Këshilli Drejtues i Teatrit, kërkon ndërprerjen e grevës

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kërkuar ndërprerjen e grevës nga punëtorët e TKK-së.

KD i TKK-së është mbledhur të premten dhe pas takimit ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës u bërë thirrje grevistëve të ndërprerjen grevë, pasi siç thuhet në komunikatë, këshilli besoj se premtimet e ministrit për rritje të do të   realizohet, dhe pret miratimin sa më parë nga qeveria të rregullores së re për paga dhe gradimet e artistëve, performuesve, punëtorë tekniko artistik dhe të trashëgimisë.

Pasi siç thuhet në Komunikatë Këshilli ka marrë premtime nga ministri i Kulturës Kujtim Gashi se do t i bëjë të gjitha përpjekjet që qeveria ta miratojë rregulloren.

“Greva është demokratike, por në këtë rast KD ju bënë thirrje për dalje nga greva dhe normalizimin e punës, të kenë besimin e Ministrisë së Kulturës por edhe të KD-së se do të angazhohemi për realizimin e premtimeve të dhëna, të cilat janë meritore për ju”, thuhet  në komunikatën e KD-së së TKK-së, drejtuar grevistëve të TKK-së.