Mblidhen institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Gjilan

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Prokurorisë Themelore dhe Drejtorisë së Stacionit Rajonal në Gjilan, kanë mbajtur një takim për të vendosur bashkëpunim dhe fokus në prioritete

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka kërkuar që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë, , me theks të veçantë ka përmendur dukurinë e dhunës në familje, duke shtuar se kjo çështje është marrë seriozisht dhe është caktuar një gjyqtar për trajtimin e këtyre lëndëve.

Nga ana tjetër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha se ka ndërmarrë hapat në këtë drejtim, duke caktuar dy prokurorë për rastet e dhunës në familje.

Ndërkohë Komandanti i Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor në Gjilan, Remzi Azemi ka përmendur si dukuri shqetësuese përdorimin e substancave narkotike tek të rinjtë, si dhe veprën penale të “grabitjes”, që kohët e fundit janë rritur dukshëm rastet e tilla.