ARKIV - Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë më 23 mars 2015. Foto: Kryeministria.al

Mbledhja e dy qeverive i kushton Kosovës 120 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro për mbledhjen e përbashkët që do ta mbajë me qeverinë e Shqipërisë më 26 nëntor në Pejë.

Vendimi për ndarjen e kësaj shume për këtë mbledhje u mor sot nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj.

Mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet të hënën në Pejë dhe do të nisë në orën 10:30.

“Zëvendësministrat nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e dy qeverive, përveç ata zëvendës ministra që vijnë në emër të ministrave”, tha Zëvendës Kryeministri Fatmir Limaj.