Foto: MFSK

Mbi 800 Milionë Euro për Funksionalizimin e FAK-ut

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përgatitur një plan operacional për shndërrimin në ushtri, një proces që mund të zgjatë dhjetë vjet dhe ka një kosto prej 811 milionë euro.

Sipas sekretarit permanent të FSK-së, Shkelzen Syla, vlerësimi për periudhën kohore dhe implikimet buxhetore për procesin e transformimit janë bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj.

“Vlera 811 milionë euro parashihet për të gjitha veprimet që duhet t’i ndërmarrin Forcat e Armatosura në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Është vlerë e kalkuluar në detaje nga grupet e përbashkëta punuese, edhe nga ekspertët e SHBA-ve dhe tonët”, tha Syla.

Ndërkaq, sipas ministrit të FSK-së, Haki Demolli, zgjatja e procesit të transformimit ka ndikuar që të ketë ngecje në shfrytëzim të buxhetit.

“Ne gjithmonë bëjmë planifikimin buxhetor duke marrë parasysh edhe procesin e transformimit, pra ndërrimin e mandatit tonë por me këtë rast disa pajisje si armatimi që parashihet mbeten të pashfrytëzuara si buxhet sepse nuk kemi të drejtë t’i shfrytëzojmë pa ndërrimin e mandatit. Kjo është një ndër pasojat e prolongimit të procesit të transformimit”, tha Demolli.

Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pësuar rritje prej 8.7 për qind, nga 46.9 milionë të vitit 2016 në 51 milionë për vitin 2017.

Sipas ministrit Demolli, ndarja buxhetore nuk është totalisht e kënaqshme por do të vihet në shfrytëzim të avancimit të FSK-së.

“Buxheti do të jetë shumë më i fokusuar në pjesën e uniformuar të FSK-së e jo në administratë apo kabinet të Ministrisë”, tha ai.

KALLXO.com raportoi dje se për municion të FSK-së në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë vetëm 200 mijë euro.

http://kallxo.com/fsk-vec-200-mije-euro-per-municion/

KALLXO.com raportoi dje se për municion të FSK-së në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë vetëm 200 mijë euro.

http://kallxo.com/fsk-vec-200-mije-euro-per-municion/

Për kthimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës duhet të ndodhin ndryshime kushtetuese të cilat kalojnë në Kuvend me dy të tretat e votave të deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë.

Më 23 tetor të këtij viti, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se transformimi i FSK-së në FAK nuk është vënë në rend dite të Kuvendit të Kosovës ngaqë nuk ka pasur gatishmëri të komunitetit serb,

http://kallxo.com/demolli-te-gatshem-per-transformimin-e-fsk-se/