Mbi 6,700 aplikime për ushtar të FSK-së

Të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të jenë ushtar të ri të FSK-së, kanë pasur mundësi të aplikojnë deri sot (22.02.2019) në ora 15:00.

Sipas të dhënave, 6759 të rinj e të reja shprehën interesim për tu bërë ushtarë të Kosovës.

Major Vëllazërim Qerimi, shef i zyrës së informimit publik në FSK, ka njoftuar se prej numrit total, 6134 ishin djem ndërsa 451 vajza.

Dëshirë për t’i bërë ushtar të ri kanë shprehur edhe 174 pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë.

https://kallxo.com/ne-rresht-per-te-aplikuar-per-ushtar-te-fsk-se/