Foto: Getty Images/BBC

Mbi 270 persona vdesin nga lodhja duke numëruar votat në Indonezi

Më shumë se 270 punonjës të zgjedhjeve në Indonezi kanë vdekur, kryesisht nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletë votimi me dorë, raporton BBC.

Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU), tha se 1,878 pjesëtarë të stafit janë të sëmurë.

Rreth 7 milionë njerëz po ndihmonin për numërimin dhe monitorimin e votimin të 17 prillit.

Stafi punonte gjatë natës në temperatura të larta, gjë që iu shkaktoi probleme me shëndetin.

Ishte hera e parë që vendi prej 260 milionë banorësh kombinonte votën presidenciale me votat parlamentare kombëtare dhe rajonale, me qëllim që të kursente para.

Rreth 80% e 193 milionë votuesve të mundshëm votuan në më shumë se 800 mijë vendvotime.

Stafi i përkohshëm i zgjedhjeve, për dallim nga nëpunësit civilë, nuk i nënshtrohen një kontrolli mjekësor para fillimit të punës.

Zëdhënësi i KPU tha se 272 punëtorë zgjedhjesh kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me punën.

Komisioni i Zgjedhjeve i Indonezisë planifikon të kompensojë familjet me nga 2.500 dollarë për çdo punëtor të vdekur – përafërsisht ekuivalent me pagën njëvjeçare të punëtorëve me pagë minimale, sipas Nikkei Asian Review.

Kritikët thonë se Qeveria nuk ishte e kujdesshme për kombinimin e zgjedhjeve dhe krijimin e pritjeve joreale të stafit të përkohshëm.

Si Presidenti Joko Widodo dhe kandidati për president i opozitës Prabowo Subianto kanë shpallur fitore, edhe pse numërimet e para treguan se Widodo fitoi zgjedhjet me epërsi prej rreth 9-10 për qind.

KPU do të përfundojë numërimin e votave dhe do të shpallë fituesit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 22 maj.