Foto: REL/Shutterstock

Mbi 1300 paketime barna pa banderolë kapen në Deçan

Dy persona janë arrestuar dje në Deçan nën dyshimet se kanë mbajtur produkte medicinale pa banderolë.

Arrestimi i parë është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Deçan ku policia ka gjetur 278 paketime me medikamente të ndryshme mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës të cilat janë konfiskuar nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, në po të njëjtën rrugë, të dyshuarit i janë gjetur 1028 paketime pa banderolë në barnatore dhe të njëjtat janë konfiskuar. Edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.