Mbi 1200 tiketa trafiku brenda 24 orësh

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 204 tiketa trafiku.

Sipas raportit të Policisë në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 38 aksidente, prej të cilave 29 përfunduan pa të lënduar dhe 9 me të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, në raport thuhet se janë arrestuar 22 persona, në mbajtje janë dërguar 12 dhe në vuajtje të dënimit 4 persona.