Gjykatës së Apelit i kanë mbetur edhe rreth 11,000 lëndë të pazgjidhura

Mbi 12 mijë lëndë presin në sirtarë të Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit ka njoftuar se brenda muajit maj ka zgjidhur 249 lëndë më shumë se sa ka pranuar.

Sipas këtij njoftimi gjatë majit në Gjykatën e Apelit janë pranuar 1247 lëndë ndërsa janë zgjidhur 1496.

Apeli njofton se aktualisht në punë ka edhe më shumë se 12 mijë lëndë.

Ky është njoftimi i plotë i gjykatës së Apelit.

“Gjatë muajit maj, në Gjykatën e Apelit kanë arritur 1247 lëndë. Janë zgjidhur 1496 lëndë apo 249 më shumë se janë pranuar. Aktualisht mbesin në punë edhe 12.415.

Më së shumti lëndë janë pranuar në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm 476.Në këtë divizion janë zgjidhur po ashtu më së shumti lëndë 757.

Për më tepër shiko raportin e përgjithshëm për muajin mars dhe raportet individuale për secilin gjyqtarë”, thuhet në njoftim.