Ilustrim

Mbahet testi i maturës shtetërore për regjionin e Prishtinës

Sivjet testi i maturës është i ndarë në dy pjesë,  ku në pjesën e dytë pyetjet do të jenë varësisht nga profili i shkollimit të nxënësve.

Testit dje iu kanë nënshtruar regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, nesër ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës, kurse të enjten regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.

Pjesa e dytë e testit fillon më 5 qershor.

Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën.