Foto Ilustrim

Mbahet "Java e Arkivit të Hapur"

Me rastin e 67-vjetorit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga data 26-30 mars organizon “Javën e Arkivit të Hapur”, me ç ‘rast do të hapë dyert për publikun.

Gjatë “Javës së Arkivit Hapur” të interesuarit kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që posedon ASHAK.

Vendet që do të vizitohen: Salla e leximit, aplikimi dhe shërbimi në sallën e leximit; Rregullimi dhe përpunimi i lëndës arkivore; Laboratori i Restaurimit/Konservimit; Laboratori i Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit; Depo e ASHAK-së, Biblioteka.