Policia e Kosoves

Maxhuni, Nënshkruan Marrëveshje me OLAF

Policia e Kosovës ka  nënshkruar marrëveshje administrative me zyrën evropiane kundër mashtrimeve(OLAF).
Marrëveshja e nënshkruar nga  drejtori Shpend Maxhuni dhe  drejtori i OLAF, Giovanni Kessler synon ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

OLAF heton mashtrimet kundër buxhetit të BE-së, korrupsion dhe shkeljet e rënda në kuadër të institucioneve evropiane. Kjo organizatë në misionin e saj ka  edhe zhvillimin e politikave anti-mashtrim për Komisionin Evropian.

Pjesë e takimeve të stome të drejtorit Maxhunit ishte edhe ai me  përfaqësuesin special të INTERPOL-it në BE, Pierre St Hilaire.

Në këtë takim sipas njoftimit të policisë, Maxhuni  ka diskutuar për nevojën dhe kërkesën e Policisë së Kosovës për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë.

Policia e Kosovës vazhdon të mbetet jashtë shumë mekanizmave ndërkombëtarë e rajonal të bashkëpunimit policor.

Në mungesë të anëtarësimi në Interpol komunikimi me këtë organizatë zhvillohet nëpërmjet UNMIK-ut, ndërsa ende nuk ka një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Europol-in. Komunikimi me këtë organizatë kryhet nëpërmjet EULEX.