Maturantët e Gjilanit mbajtën testin e maturës

Rreth 1 mijë e 820 maturantë  i janë nënshturuar testit të maturës në  11 qendra

Sipas një komunikate për media, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se procesi I testimit ka kaluar pas asnjë problem.

“Për maturantët është manifestim jetësor sepse ata sot kalojnë nëpër testin e rëndësishëm profesional, i cili hap rrugë për jetën e tyre, për studime ose për mundësi punësimi. Uroj që të jetë një ditë e suksesshme për secilin maturant”, ka deklaruar Haziri.

Kreu i Gjilanit theksoi se gjatë veres do të bëhet rishikimi i nevojave për shkollat profesionale, sikurse edhe rishikimi dhe riogranizimi i shkollave sipas kurrikulës.

“E falënderoj personelin arsimor dhe Drejtorinë e Arsimit për përmbylljen me sukses të vitit shkollor, por edhe të një viti të rëndë në sektorin e arsimit, sepse  paralelisht po shkojmë në reformat e brendshme administrative, standardizimin e normave, zvogëlimin e administratës në maksimalizim për të gjithë personelin dhe nevojat e arsimit. Do të jetë një vit i rëndësishëm, por mbi të gjitha, vendimet i hapin rrugë të rinjve dhe fëmijëve tanë. Numri i nxënësve po bie sepse nuk është më i njejtë numri i maturantëve dhe ai i klasëve të para. Në mes tyre është një shifër paksa shqetësuese”, pohoi Haziri.

Edhe drejtori i shkollës së mjekësisë “Asllan Elezi”, Shaban  Tërstena dhe drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, konfirmuan se procesi i testimit po ecën mbarë.

Testi i Maturë sot është mbajtur në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit, ndërsa ditëve në vijim pritet të mbahet në Pejë , Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren.

Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës, e cila fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.

https://kallxo.com/masht-tregon-se-sa-nxenes-u-larguan-nga-testi-i-matures-ne-prishtine/