Matoshi paralajmëron përurimin e një impianti për ujëra të zeza në Rahovec

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi sot ka takuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Matoshi përmes rrjetit social Facebook ka thënë se UNDP-ja është një partner shumë i vlefshëm për MMPH-në dhe se janë duke punuar së bashku në disa projekte.

“Me zonjën Richardson së shpejti do të jemi në përurimin e një impianti të vogël për trajtimin e ujërave të zeza në Kramovik – Rahovec.”, ka thënë ministri.