Fatmir Matoshi- Ministër

Matoshi: Kosova është vendi më i varfër në rajon me rezerva ujore

Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se ende nuk është bërë asnjë studim për resurset ujore të Kosovës, por Kosova bën pjesë në grupin e shteteve të varfra me rezerva ujore në Rajon.

“Unë kam kërkuar që nëse është bërë ndonjë studim nga MMPH për resurset tona ujore dhe nuk është bërë. Ne kemi disa studime që thonë se ka ujë të mjaftueshëm për disa hidrocentrale, ka të tjera që thonë se nuk ka, por ajo që dimë dhe jemi të sigurt është që si vend jemi më i varfër me rezerva ujore në Rajon dhe kjo nuk do koment, jemi në negociata me Bankën Qendrore dhe kam kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe organizata ndërkombëtare dhe shumë shpejt do të arrijmë të kemi një marrëveshje për ndërtimin e rezervareve të rinj për ujë në Kosovë, por në MMPH nuk ka ndonjë studim zyrtar se sa ka rezerva të ujit”, ka thënë ai

Po ashtu, Matoshi ka shtuar se se kjo ministri tashmë ka një vendim për pezullimin e ndërtimit të hidrocentraleve dhe do të jetë ende në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Sa i përket asaj se çka do të ndodhë në të ardhmen, janë disa hapa ligjor, qoftë për me ndalu qoftë për me leju ndërtimin e hidrocentralit edhe unë mendoj se hapat se duhet të ndiqen hapat ligjor nga të gjithë, dihen kushtet edhe mënyrat se si mund të vijë deri të ndërtimi i një hidrocentrali  qoftë përmes investimeve strategjike të cilat i kërkon ligji, aktualisht të gjitha lejet janë të pezulluara të gjitha lejet për ndërtimin e hidrocentralit, vendimin për pezullim do ta mbajmë edhe për një kohë në fuqi derisa të sigurohemi për ta shfuqizuar atë vendim ose derisa të kemi një bazë mbi të cilën mund ta shfuqizojmë atë vendim dhe të kemi një studim të mirfilltë që do të jetë pika kryesore”, ka shtuar Matoshi.

.