Testi i Maturës - Foto: KALLXO.com

MASht tregon se sa nxënës u larguan nga Testi i Maturës në Prishtinë

rajonin e Prishtinës dje ka filluar faza e parë e Testit të Maturës Shtetërore.

Megjithëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte paralajmëruar masa të rrepta për nxënësit dhe administruesit, testi rrodhi online.

Në lidhje me këtë Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takim gjatë ditë së djeshme për të analizuar raportet nga tereni.

Nga ky takim MAShT ka bërë të ditur së janë përjashtuar 54 nxënës dhe 3 administruese nga Podujevë.

“Gjatë mbajtjes së testit janë përjashtuar nga procesi 54 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit. Administruesit, të cilët i kanë shkelur rregullat janë: Luljeta Gashi, Kimete Mejtani dhe Hazbije Zeqiri, të cilat kanë qenë të angazhuara në Podujevë. Ndërsa, edhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje dhe gjatë ditës së nesërme, nëse vërtetohen shkeljet, do të bëhen publik emrat e tyre. Ndaj këtyre administruesve të lartcekur do të iniciohen masat sipas vendimeve në fuqi”, ka bërë të ditur MAShT.

Tutje është KShM ka falenderuar  edhe Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces dhe që e kanë kryer detyrën e tyre sipas rregullave të Provimit të Maturës Shtetërore.

Testi i Maturë sot është mbajtur në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit, ndërsa ditëve në vijim pritet të mbahet në Pejë , Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren.

Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës, e cila fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.