MASHT

MAShT, SBAShK-ut: Vendimi për kompensimin e orëve nuk tërhiqet

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se zëvendësimi i orëve të mësimit të humbur gjatë grevës do të vazhdojë edhe këtë të shtunë.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi në një përgjigje për KALLXO.com tha se vendimi i tyre për mënyrën e kompensimit nuk do të tërhiqet, pavarësisht kërkesës së SBAShK.

“Ne jemi duke pritur që gjatë këtyre diteve të ketë një reflektim nga ana e SBAShK-ut. Ndryshe, vendimi i ministrit mbetet në fuqi dhe zëvendësimi i orëve te humbura gjatë grevës se organizuar nga këta te fundit do të vazhdoj nga kjo e shtune”, tha Gashi.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme SBAShK ka deklaruar se vendimi i MAShT nuk do të merret parasysh nga ta dhe se kompensimi i orëve bëhet vetëm nëse tërhiqet vendimi.

https://kallxo.com/sbashk-kompensimi-i-oreve-behet-vetem-nese-masht-terheq-vendimin/

Javën e kaluar në Komisionin parlamentar për Arsim ishin ballafaquar përfaqësues të SBAShK-ut dhe MAShT-it për të gjetur një zgjidhje për zëvendësimin e këtyre orëve, mirëpo as aty nuk u gjet një gjuhë e përbashkët mes palëve.

Kështu u vendos që këtë javë SBAShK të mbledh Këshillin Drejtues dhe të gjendet një zgjidhje.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kishte deklaruar se do të marrin masa nëse do të mundohen ta ndalojnë procesin e kompensimit të orëve.

https://kallxo.com/ska-marreveshje-mes-masht-dhe-sbashk-ministria-insiston-se-mesimi-mbahet-neser/